Aktualitet

Ishte operuar para disa ditësh, zbardhen detaje nga vdekja e emigrantit në hotel, stafi mohon ngjarjen, dëshmi: Qëndroi 24 o

26 Prill 2020, 21:35 Nga DOSJA
Ishte operuar para disa ditësh, zbardhen detaje nga vdekja e emigrantit

TIRANË– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një status në Facebook, shkruan se një shqiptar i riatdhesuar kishte ndërruar jetë në hotelin e Sadri Abazit, ku dhe ishte karantinuar.

Faxweb, shkruan se ngjarja është e vërtetë dhe se emigranti, Bajram Luzi, nga Berati, ka katër ditë që ka vdekur, por që ngjarja është mbajtur e fshehtë.

Sipas të njëjtave burime, i ndjeri ka qëndruar një ditë në dhomë i vdekur, pasi nuk e kishte kuptuar askush dhe se çdo ditë mjekohej me aspirina. Luzi, mësohet se kishte vetëm disa ditë është ishte operuar nga tumori në stomak, pas ardhjes nga Italia, dhe pavarësisht gjendje së keqe shëndetësore, ishte lënë në karantinë.

Ngjarja u raportua pasditen e sotme nga ish-kryeministri Berisha. Ai shkrunte ndër të tjera, se Luzi nuk është ndihmuar nga qeveria, pavarësisht gjendje së keqe shëndetësore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sadri abazi sali berisha vdekja e emigrantit ne hotel sadri abazi sali berisha vdekja e emigrantit ne hotel

Sondazh

Poll