“Gjithçka është nën kontroll, pikun e kaluam në fund të marsit”, Pipero optimist për situatën në Shqipëri:
26 Prill 2020, 16:53Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero u shpreh se piku i koronavirusit në Shqipëri është arritur në fund të marsit dhe në fillim të prillit.
Në një intervistë në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, mjeku tha se në gjykimin e tij, kemi të bëjmë me një ecuri shumë të butë të epidemisë, dhe sipas tij është nën kontroll.
“Në fazën e parë kishim një paralelizëm midis rasteve të konfirmuara dhe atyre që shtroheshin në spital, në fazën e dytë këto paralele janë ndarë. Numri i rasteve në spital, vjen duke u ulur, numri i rasteve të shëruar vjen duke u rritur. Testi që përdorim aktualisht, tamponi është test diagnostikues dhe konfirmues. Ka luhatje. Unë kriter, apo indikator i rëndësishëm i ecurisë së epidemisë është numri i rasteve të shtruara në spital, numri është 10 herë më i ulët. Në këtë këndvështrim, unë besoj se kemi të bëjmë me një ecuri shumë të butë të epidemisë, dhe totalisht nën kontroll. Nëse do të pyesim si është kurba dhe grafiku. Grafiku është tjetër gjë dhe kurba tjetër gjë. Në opinionin tim ne e kemi kaluar atë që do e quanim pik. Ne e kemi kaluar atë fazës në fund të marsit dhe në fillim të prillit, ku kishim 13 raste në ditë të shtruar në spital”, u shpreh Pipero.
Mjeku tha më tej se numri i tamponeve është i lartë dhe ata gjurmojnë kontaktet e afërta. Siç thotë ai kjo është edhe arsyeja që disa ditë kemi shumë raste dhe disa ditë më pak.
“Numri i tamponëve, që në opinionin tim është e lartë, kjo për arsye se ne gjurmojnë kontakte e afërta. Kjo është arsyeja që disa ditë kemi shumë raste dhe më pas nuk kemi. Në këtë aspekt ndodhin këto”, u shpreh Pipero.
TIRANË– Mjeku Pellumb Pipero është shprehur se është ende herët që të flitet për një imunitet të krijuar nga Covid-19, pasi duhet që ata antitrupa që janë ...
SHQIPËRI– Shqipëria së fundmi është bërë pjesë e një studimi të Organizatës BotërorE të Shëndetësisë ku do të marrin pjesë 100 vende. Studimi konsiston në...
TIRANË-Valbona Kalaj, e cila punon si infermiere në Itali, është shëruar plotësisht nga koronavirusi. Valbona u infektua në spital, në Bergamo, aty ku isht...
TIRANË– Auron Tare ka vendosur që të komentojë një nga postimet e historianit Kastriot Dervishi, i cili ka publikuar një foto ku shihet Kadri Cakrani, kund...
DURRËS– Një ambulancë që po transportonte një të sëmurë në Durrës, është aksidentuar dhe përplasur nga një automjet i llojit “Mercedez benz”. Mësohet se au...
TIRANË– Policia e Shtetit ka ngritur postblloqet në zonat e gjelbra për të ndaluar futje e qytetarëve nga zona të tjera, që janë të prekura nga Covid-19. N...
SHQIPËRI– Dita e hënë (27 prilli) shënon edhe lëhtësimin e masave për Covid-9, duke zgjatur kështu fashën e orarit të daljes së qytetareve për të bërë paza...
Gjermani– Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt të Gjermanisë, Erion Dasho nëpërmjet një postimi në Facebook, ka deklaruar se Shqipëria duhet të mës...
Shqipëri– Edhe pse këtë javë pati ditë me shi, jashtë dyerve te një nga pikat e OSHEE-së në Tiranë, qytetarët rrinin në radhë duke ruajtur distancën e kërkuar p...