Sport

Ish-lojtari i Juventusit rrëfehet pa doreza për të kaluarën, “’Gati më vranë në një bar në Romë, shpresoj që ish-

26 Prill 2020, 18:57 Nga DOSJA
Ish-lojtari i Juventusit rrëfehet pa doreza për të kaluarën,

ARGJENTINË-Pablo Daniel Osvaldo nuk ka qenë kurrë një lojtar diplomatik në deklarata e intervista e tij e fundit, dhënë për TNT Sports, e konfirmon këtë: “Një herë isha në një bar në Romë e gati më vranë – ka thënë ai pa zbuluar shumë detaje – Pastaj i kërkova Totti e De Rossi të më shoqëronin për të sistemuar gjërat, nuk jam budalla”.

Pas kësaj ishte radha e sulmit ndaj ish-trajnerit të kombëtares, Cesare Prandelli: “Kisha bërë 5 ose 6 gola në kualifikuese, isha titullar dhe kisha numrin 10, por ai më la jashtë (nga Botërori 2014) sepse gazetat i thonin që isha argjentinas e duhej grumbulluar dikush tjetër. Shpresoj të vuajë në karantinë”.

Osvaldo, që ka filluar së fundmi të luajë në Banfield pas disa vite tërheqje nga futbolli i luajtur, i rriti dozat: “Kur më thirri për të shkuar tek Galatasaray i thashë se nuk do pranoja as për 50 milionë.Gjëja më e shëmtuar ishte se e zbulova nga gazetat që nuk isha grumbulluar, as nuk më mori në telefon. Mbeta keq, përfundova duke qarë, doja të vdisja sepse meritoja të shkoja në Brazil”.

Sulmuesi italo-argjentinas, që në Serie A ka veshur fanellat e Fiorentina, Bologna, Roma, Juventus e Inter, rrëfeu vitet në kryeqytet e për raportin e tij me kapitenin, Francesco Totti, për të cilin nuk i kurseu elozhet: “I thosha që sipas meje ishte brinar, sepse nuk mund të ishte kaq perfekt. Kishte një fytyrë të bukur, nuk dua të jap detaje por ishte i pajisur mirë në pjesët intime. Përfundoi ish-futbollisti

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport osvaldo prandelli roma osvaldo prandelli roma

Sondazh

Poll

Sport 26 Prill 2020, 14:58

NIKARAGUA- Edhe pse bota e sportit vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të koronavirusit, në Nikaragua ngjarjet sportive vazhdojnë normalisht. Në  vendin amerik...