Sport

Barcelona ka një plan konkret, trajneri Conte më në fund dorëzohet për Lautaron

26 Prill 2020, 18:13 Nga DOSJA
Barcelona ka një plan konkret, trajneri Conte më në fund

Barcelona ka vetëm një emër për sulmin në merkaton e verës: Lautaro Martinez. Drejtuesit katalanas duan të arrijnë te sulmuesi argjentinas, para se ndonjë klub tjetër ta tundojë.

Sky Sport Italia raporton se Barcelona ka vonuar deri tani, në përpjekje për të ulur kostot e transferimit. Interi nuk e ka ngrënë karremin, edhe pse janë përmendur emra të tjerë në media si opsione të ndryshme që Barcelona ka në merkato.

Klubi katalanas ka gati 111 milionë euro dhe do e paguajnë klauzolën në fillim të muajit qershor. Trajneri Antonio Conte është dorëzuar, teksa e ka kuptuar se duhet të gjejë një pasues për argjentinasin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona lautaro merkato barcelona lautaro merkato

Sondazh

Poll

Sport 26 Prill 2020, 14:58

NIKARAGUA- Edhe pse bota e sportit vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të koronavirusit, në Nikaragua ngjarjet sportive vazhdojnë normalisht. Në  vendin amerik...