Sport

Ish-sulmuesi i tij sulmon trajnerin Conte: Te Reali nuk do shtynte dot as një sezon

26 Prill 2020, 15:27 Nga DOSJA
Ish-sulmuesi i tij sulmon trajnerin Conte: Te Reali nuk do shtynte dot as

Sulmuesi Diego Costa ka ironizuar ish-trajnerin e tij, Antonio Conte, duke kujtuar dy vitet e kaluar bashkë te Chelsea. Ata të dy kanë patur shumë momente delikate në Londër, aq sa spanjolli në fund bëri gjithçka ishte e mundur në vitin e dytë për t’u larguar nga “Blutë” dhe për t’u transferuar tek Atletico Madrid.

“Unë dhe Conte kemi patur probleme jashtë fushës, por është me të vërtet një trajner i mirë. Nuk i mbaj mëri, por për të qenë një trajner realisht i madh duhet të ndryshojë diçka në aspektin njerëzor”, ka deklaruar Costa.

Sipas spanjollit, trajneri aktual i Interit nuk ia del dot në klube me shumë yje. “Është një njeri shumë dyshues. Besoj se nuk do të rezistonte as edhe një sezon te një klub si Real Madrid”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte costa real madrid conte costa real madrid

Sondazh

Poll

Sport 26 Prill 2020, 14:58

NIKARAGUA- Edhe pse bota e sportit vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të koronavirusit, në Nikaragua ngjarjet sportive vazhdojnë normalisht. Në  vendin amerik...

Sport 26 Prill 2020, 09:52

ITALI-Fabio Capello vazhdon të tregojë histori të ndryshme nga karriera e tij e gjatë, italiani 74 vjeçar ka drejtuar skuadra më në zë të botës si, Milan...