Sport

Mourinho “tradhëton” Messin dhe Cristiano Ronaldon, tregon kush është më i miri i historisë

26 Prill 2020, 16:04 Nga DOSJA
Mourinho “tradhëton” Messin dhe Cristiano Ronaldon, tregon kush

ANGLI-Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, jo asnjëri prej tyre pasi për Jose Mourinhon futbollisti më i mirë i historisë së futbollit është një tjetër. Edhe pse i njeh shumë mirë vlerat e CR7-ës të cilin e ka stërvitur te Reali i Madridit dhe Lionel Messi që kanë qenë makthi i tij kur drejtonte Los Blancos, Special One ka zgjedhur Ronaldo fenomenin si futbollistin më të mirë në historinë e futbollit.

Në një intervistë Mourinho ka thurur elozhe për dy yjet aktualë Ronaldon dhe Messin që kanë bërë historinë në futboll në një dekadë e gjysmë.

“Messi dhe Ronaldo kanë pasur një karrierë më të gjatë. Ata kanë qëndruar në majat e futbollit çdo ditë për plot 15 vite. Sidoqoftë, nëse flasim për talentin dhe aftësinë, askush nuk e tejkalon fenomenin. Kur ai ishte te Barcelona me Bobi Rson, kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që kisha parë ndonjëherë. Dëmtimet vranë një karrierë, që do të kishte qenë e pabesueshme”, shprehet Mourinho.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mourinho ronaldo fenomeni ronaldo messi mourinho ronaldo fenomeni ronaldo messi

Sondazh

Poll

Sport 26 Prill 2020, 14:58

NIKARAGUA- Edhe pse bota e sportit vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të koronavirusit, në Nikaragua ngjarjet sportive vazhdojnë normalisht. Në  vendin amerik...

Sport 26 Prill 2020, 09:52

ITALI-Fabio Capello vazhdon të tregojë histori të ndryshme nga karriera e tij e gjatë, italiani 74 vjeçar ka drejtuar skuadra më në zë të botës si, Milan...