Sport

26 Prill 2020, 14:58 Nga DOSJA

NIKARAGUA- Edhe pse bota e sportit vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të koronavirusit, në Nikaragua ngjarjet sportive vazhdojnë normalisht. Në  vendin amerikano-qendror është organizuar një eveniment boksi, ku boksierët fillimisht  u spërkatën me dezinfektues dhe vajzat po ashtu ishin me maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Më shumë se 4 orë, të gjitha përballjet u transmetuan në televizionin “Nikaragua”, dy herë ish-kampioni i botës, Rosendo Álvarez i njohur “El Bufalo”, theksoi se nuk ka frikë nga koronavirusi, duke këmbëngulur se nevoja për t’i siguruar familjet tejkalon implikimet e përhapjes së sëmundjes.

 

‘Këtu nuk kemi frikë nga koronavirusi dhe nuk ka karantinë. Tre vdekjet (raportuar deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë) erdhën nga jashtë dhe askush brenda vendit nuk është kontaminuar’, tha para ndeshjes Alvarez,  ‘‘Nikaragua është një vend i varfër dhe boksierët duhet të hanë dhe të sigurojnë të ardhura për familjet. Ata nuk mund të qëndrojnë të mbyllur në shtëpinë e tyre’, shtoi ai.

 

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boks nikaragua rosendo álvarez boks nikaragua rosendo álvarez

Sondazh

Poll

Sport 26 Prill 2020, 09:52

ITALI-Fabio Capello vazhdon të tregojë histori të ndryshme nga karriera e tij e gjatë, italiani 74 vjeçar ka drejtuar skuadra më në zë të botës si, Milan...