Sport

Rami zbulon prapaskenat e largimit: Inzaghi më tha fjalë që nuk thuhen

26 Prill 2020, 17:29 Nga DOSJA
Rami zbulon prapaskenat e largimit: Inzaghi më tha fjalë që nuk

Adil Rami para disa vitesh ka qenë mjaft i njohur në futbollin europian, sepse ka luajtur te Milani. Gjithsesi, shpejt u largua dhe sot luan në Rusi.

Francezi nuk harron të shkuarën në Itali dhe te Milani, ku ndihej mirë, por sipas tij ish-trajneri i kuqezinjve, Pippo Inzaghi, e hoqi. “Më largoi miku yt Pippo”, i është drejtuar ai italianit Fabio Cannavaro në rrjetet sociale. “Më ka thënë gjëra që nuk thuheshin aspak…”

“Ju luanit dhe ndërhynit fort, shumë fort! Sot nuk e prek dot Ronaldon dhe Neymar, sepse i ruajnë arbitrat shumë. Ka ndryshuar futbolli”, ka shtuar Rami, teksa ka bërë edhe humor. I pyetur se cili do të jetë ekipi kampion në Rusi, ai është përgjigjur: “Nuk e di, nuk marr vesh fare rusisht”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport rami ronaldo rusi rami ronaldo rusi

Sondazh

Poll

Sport 26 Prill 2020, 14:58

NIKARAGUA- Edhe pse bota e sportit vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të koronavirusit, në Nikaragua ngjarjet sportive vazhdojnë normalisht. Në  vendin amerik...