Sport

Thomas Strakosha drejt largimit nga Lazio, shumë shpejt do e shohim në Londër?

26 Prill 2020, 15:36 Nga DOSJA
Thomas Strakosha drejt largimit nga Lazio, shumë shpejt do e shohim në

Kepa Arrizabalaga ka dështuar totalisht te Chelsea. Spanjolli u transferua me bujë në Londër në verën e vitit 2018 për 80 mln euro nga Athletic Bilbao.

“Football London” raporton se Chelsea po sheh për alternativa të tjera, sepse është dorëzuar. Kepa padiskutim që në verën e ardhshme do të shitet.

Një emër në listën e “Bluve” është shqiptari Tomas Strakosha. Ai ka shkëlqyer te Lazio deri tani dhe ka fituar interesin e disa klubeve të rëndësishme europiane. 25-vjeçari është gati për një aventurë të re dhe Premier League është ëndërr.

Klubi londinez e di mjaft mirë se Lazio kërkon më shumë se 18 milionë paundë, por nuk ngurron për të paguar shifrën që do të kërkojë presidenti Lotito. Një shqiponjë kuqezi në Londër… Aspak keq, apo jo?

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea kepa strakosha chelsea kepa strakosha

Sondazh

Poll

Sport 26 Prill 2020, 14:58

NIKARAGUA- Edhe pse bota e sportit vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të koronavirusit, në Nikaragua ngjarjet sportive vazhdojnë normalisht. Në  vendin amerik...

Sport 26 Prill 2020, 09:52

ITALI-Fabio Capello vazhdon të tregojë histori të ndryshme nga karriera e tij e gjatë, italiani 74 vjeçar ka drejtuar skuadra më në zë të botës si, Milan...