Aktualitet

Infektohet me COVID mjeku i Sanatoriumit që u transferua në Elbasan, ditët e fundit u ka shërbyer pacientëve

26 Prill 2020, 10:09 Nga DOSJA
Infektohet me COVID mjeku i Sanatoriumit që u transferua në Elbasan,

Tiranë- Ditën e sotme janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të prekurve është edhe një mjek i Sanatoriumit që u transferua, para disa javësh në spitalin e Elbasanit, pas transformimit të “Shefqet Ndroqi” në Covid2. Të njëjtat burime bëjnë me dije se mjeku i prekur është me inicialet P.M dhe i përket stafit të dispancerisë që po përkujdeset për të sëmurët me pneumoni në spitalin e Elbasanit.

Aktualisht në vendin tonë janë infektuar 726 persona dhe janë shënuar 28 viktima. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19 dhe ka humbur jetën një 60-vjeçar tek spitali COVID2. 60-vjeçar nga Tirana, vuante edhe nga sëmundje të tjera, si hipertensionit, diabeti dhe obeziteti. Ndërkohë,  numri i të shëruarve ka shkuar në 410.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll