Aktualitet

Ky është polici që rrahu gazetarin në mes të Fierit, theu karantinën pasi dyshonte se i riu i ngacmoi të dashurën

26 Prill 2020, 08:16 Nga DOSJA
Ky është polici që rrahu gazetarin në mes të Fierit,

Fier- Ditën e sotme policia ka arrestuar efektivin Anxhelo Bardhi dhe shokun e tij me iniciale D.R, pasi akuzohen se kanë goditur me mjete të forta dhe me grushta gazetarin, Xhoel Osmanaj. Dosja.al ka siguruar foton e efektivit të Policisë, i cili tashmë ndodhet në qeli. Policia ka bërë me dije se autorët kanë rrahur gazetarin për motive të dobëta si dhe kanë dëmtuar mjetin tij.  Po kështu, autorët kanë thyer edhe karantinën, pasi kanë dalë nga banesa jashtë orarit të lejuar, në orën 20:00 të mbërmjes së djeshme.

Rrahja e gazetarit: 

Dosja.al raportoi dje me video ngjarjen e rëndë në Fier, ku u dhunua gazetari Xhoel Osmanaj. Polici Anxhelo Bardhi, bashkë me një person tjetër që udhëtonin me një makinë tip “ Benz”, dolën nga mjeti i tyre dhe nisën qëllojnë me mjete të forta xhamin e makinës “Opel” , ku ndodhej Xhoel Osmenaj. Më pas Bardhi bashkë me personin tjetër qëlluan dhe me grushte gazetarin. Dje u raportia se sherri ka qenë për një vajzë, pasi Polici dyshonte se gazetari i ngacmonte të dashurën. Policia sot bëri me dije se ngjarja ndodhi për motive të dobëta.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anxhelo bardhi xhoel osmanaj anxhelo bardhi xhoel osmanaj

Sondazh

Poll