Aktualitet

“Më preu rrugën dhe nisi të gjuante me sqepar”/ Flet gazetari që u dhunua: S’kishin konflikte, vajza që kisha në mak

26 Prill 2020, 09:38 Nga DOSJA
“Më preu rrugën dhe nisi të gjuante me sqepar”/ Flet

FierGazetari Xhoel Osmanaj, i cili u rrah dje në qytetin e Fierit nga polici Anxhelo Bardhi dhe një person tjetër ka deklaruar se me autorët nuk ka pasur asnjë konflikt. Nëpërmjet një deklarate për mediet ai është shprehur se ka marrë disa fraktura në fytyrë, ndërsa mjeti i tij është dëmtuar.  Mes të tjerash djali ka mohuar se sherri me Anxhelo Bardhii, ishte për një femër. Ai tha se vajza që ishte në ato çaste në makinë me të ishte një e afërmja e tij.

“Debati dje, pak a shumë siç e thatë edhe juve. Nuk është se kemi patur ndonjë konflikt të mëparshëm, apo problem. Na prenë rrugën kur po parkonim, ku mbidhen tërë gazetarët për të raportuar për COVID-in. Në atë moment dalin dy persona, polici dhe një person tjetër, që kishin një separ në dorë dhe filluan të thyenin xhamin para dhe më pak xhamin e passagjerit  dhe më pak po më qëllonin edhe mua. Unë po mundohesha të vetë mbrohesha. Më pas erdhi dhe patrulla e policisë. Me ata persona nuk kemi pasur debate më herët. I njihja si fytyra. Më qëlluan automjetin dhe unë para disa fraktura. U kapën në atë moment, pa thënë asnjë fjalë. Vajza që kisha në makinë është një e afërmja ime, s’ka lidhje me këtë çështje. Na mbajtën në polici, na pyetën. Edhe vajza u shoqërua.”, tha Xhoel Osmanaj.

Dosja.al raportoi dje me video ngjarjen e rëndë në Fier, ku u dhunua gazetari Xhoel Osmanaj. Polici Anxhelo Bardhi, bashkë me një person tjetër që udhëtonin me një makinë tip “ Benz”, dolën nga mjeti i tyre dhe nisën qëllojnë me mjete të forta xhamin e makinës “Opel” , ku ndodhej Xhoel Osmenaj. Më pas Bardhi bashkë me personin tjetër qëlluan dhe me grushte gazetarin. Dje u raportia se sherri ka qenë për një vajzë, pasi Polici dyshonte se gazetari i ngacmonte të dashurën. Sot është arrestuar nga Policia polici dhe shoku i tij.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet polici dhunon gazetarin xhoel osmanaj polici dhunon gazetarin xhoel osmanaj

Sondazh

Poll