Aktualitet

Vrau me thikë fqinjin pas sherrit për dritën e shkallës, gjykata e Korçës lë në burg 65-vjeçarin, autori: Nuk e bëra u

26 Prill 2020, 08:57 Nga DOSJA
Vrau me thikë fqinjin pas sherrit për dritën e shkallës,

Korçë– Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Apostol Bollozhgën, pasi akuzohet se vrau me thikë fqinjin e tij,  Petrika (Perikli) Treska.  Mësohet se në seancën e sotme autori ka mohuar krimin.  “S’e bëra unë”,  është shprehur ai.

Ndërsa avokati i tij, Arben Lena. ka deklaruar: “Deri më tani nuk ka asnjë element të detajuar që lidhet me ngjarjen. Hetimet janë në fazën e parë dhe gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’. Në të gjitha ngjarjet provat formohen gjatë hetimit. Tani janë mbledhur disa prova. I pandehuri është shprehur gjatë seancës dhe deklaroi se nuk e pranon veprën penale”. 

Më 23 prill Perikli Treska u qëllua 9 herë me thikë nga 65- vjeçari Apostol Bozhgolli, pranë banesë së tij në lagjen nr.7 të qytetit të Korçës.  67-vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë nga gruaja e tij dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të shpëtonte. Shkak i ngjarjes ka qenë sherri për dritën e shkallës. Mësohet se gjatë përleshjes, viktima ka marrë 5 plagë në kurriz, 3 në gjoks, 1 në zemër, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Autori është arrestuar nga policia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet  petrika treska vrasje me thike ne korce  petrika treska vrasje me thike ne korce

Sondazh

Poll