Bota

Nju Yorku futet në veprim/ Nisin testimet e Covid-19 edhe në farmaci

26 Prill 2020, 09:55 Nga DOSJA
Nju Yorku futet në veprim/ Nisin testimet e Covid-19 edhe në farmaci

NEW YORk- Nju Yorku, epiqendra e shpërthimit të Covid-19 në Amerikë do të lejojë që në farmaci të kryhen testime për Covid-19. Këtë e ka bërë me dije guvernatori Andrew Cuomo, i cili tha se 5 mijë farmaci në vend do jenë në gjendje që të kryejnë testime.

Sipas tij kjo gjë do të bëhet me qëllim të që në të gjithë vendin të kryhen mbi 40 mijë testime në ditë. Guvernatori po ashtu tha  se testimet për antitrupat pritet të zgjerohen në katër spitale, duke nisur nga bluzat e bardha. Ndërkohë për farmacitë private tha se do të lejohen të mbledhin mostra për testime diagnostikuese.

Kujtojmë se disa ditë më parë gurvenatori u takua me Trump për të diskutuar për testimet që do të bëhen në të gjithë vendin, ku ata bënë një marrëveshje që të luftojnë kundër kësaj situate.Deri më tani në New York janë konfirmuar 938 mijë raste me Covid-19 dhe numri i vdekjeve ka shkuar në 53,751.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrew caumo koronavirusi ne new york andrew caumo koronavirusi ne new york

Sondazh

Poll