Bota

COVID-19/ Sipërmarrësi shqiptar, Fadil Limani ndihmon të pastrehët në Austri, u çon ushqime

26 Prill 2020, 09:29 Nga DOSJA
COVID-19/ Sipërmarrësi shqiptar, Fadil Limani ndihmon të

Austrisë- Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 ka bërë që shumë shoqata, kompani e fondacione të angazhohen në nisma solidare. Një nismë të tillë ka marrë edhe sipërmarrësi shqiptar në Austri, Fadil Limani. Sipas një njofimi të publikuar në rrjetet sociale bëhet e ditur se ai ka dhuruar ndihma për të pastrehët dhe personat në nevojë që jetojnë në qytetin Wels të Austrisë.
“Ndërmarrja “Pije vendore”, me pronar Fadil Liman dha një donacion me pije të prodhuara në Kosovë, për të pastrehët në qytetin e Welsit.

Për shpërndarjen e ushqimeve falas tek nevojtarët në Wels, organizatës “Die OÖ Tafel” iu dha në dispozicion pa pagesë një autobus, deri në kalimin e krizës!”, thuhet në njoftim.

Foto nga ndihmat 

Limani është edhe anëtar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë. Kompania e tij përveç se në Austri ka selinë edhe në Kosovë.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora fadil limani fadil limani

Sondazh

Poll