Bota

Infektohen edhe 57 persona të tjerë në kroçieren italiane të ankoruar në Japoni, shkon në 150 numri total i të sëmurëv

25 Prill 2020, 09:40 Nga DOSJA
Infektohen edhe 57 persona të tjerë në kroçieren italiane

JAPONI– Rreth një e katërta e ekuipazhit në bordin e një anije lundrimi italiane që është bllokuar në Japoni janë diagnostikuar me Covid-19, pasi 57 raste të reja u raportuan ditën e sotme.

Janë testuar të 623 anëtarët e ekuipazhit në bordin e Costa Atlantica, me gati 150 që kanë rezultuar të prekur nga virusi, shkruajnë mediat e huaja, ndërsa një person është shtruar në spital.

Ndërsa në datë 22 prill u raportuan edhe 30 rastet e para të pasagjerëve  të infektuar në anijen italiane Costa Atlantica, në Japoni.

Mësohet se anija ka ndaluar në Nagasaki që nga shkurti për riparime dhe mirëmbajtje pasi pandemia parandaloi riparimet e planifikuara në Kinë. Autoritetet Nagasaki e kishin karantifikuar anijen pas mbërritjes dhe urdhëruan ekuipazhin e saj që të mos dilte më shumë pasi rreziku ishte i lartë.

Por zyrtarët e prefekturës thanë në fillim të kësaj jave se disa nga ekuipazhi kanë dalë  nga anija pa dijeninë e tyre dhe kërkuan informacion të detajuar mbi lëvizjet e tyre  në qytet ose për t’u larguar në rrugë të tjera.

Në rang global kanë vdekur 197 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi  më i prekur në  botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 51 mijë. Në Itali gjendja duket sikur po përmirësohet me rënien e numrit të viktimave, por deri më tani në total kanë vdekur mbi 25 mijë persona. Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Dje u konfirmuan 2,796 infeksione të reja ndërsa 3.105 persona u shëruan nga pandemia.

Burimi:  Theguardian 

A.C/ Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota costa atlantica koronavirusi ne japoni krocera italiane costa atlantica koronavirusi ne japoni krocera italiane

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2020, 06:13

2.8 milionë banorë janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa numri global i personave që kanë ndërruar jetë e kalon shifrën e 200 mijë viktimave. Autoritetet amer...