Bota

“Princeshë luftëtarësh” Vdes vajza 5 muajshe në SHBA, viktima më e re nga Covid-19

25 Prill 2020, 08:56 Nga DOSJA
“Princeshë luftëtarësh” Vdes vajza 5 muajshe në

SHBA– Në SHBA vendi më i goditur në botë nga koronavirusi, numri i viktimave është shokues pothuajse çdo ditë duke e rritur ndjeshëm numrin total të të infektuarëve.

Por në 24 orët e fundit sëbashku mes 1.130 viktimave mediat e huaja kanë shkruar se është edhe një foshnje 5 muajshe. CNN shkruan se foshnja 5 muajshe është vazja e një zjarrfikësi nga New Yorku, i cili përgjatë këtyre ditëve ka qenë në punë si shkak i situatës së vështirë nga koronavirusi.

Mësohet se fëmija ishte shtruar në një spital në Bronx prej datës 21 mars, pasi kishte qenë me ethe dhe vuante edhe nga probleme kardiake. Babai i saj, i cili u bë zjarrfikës në nëntor, në të njëjtin muaj që ajo erdhi në jetë, prandaj ai e quajti Jay-Natalie një “princeshë luftëtarësh” për shpirtin e saj luftarak.

Një muaj në spital

Jerel dhe Lindsey, dy prindërit e të miturës e çuan vajzën e tyre në një spital në Bronx më 21 mars, tha gjyshja e Jay-Natalie, Wanda La Santa për CNN. Foshnja kishte probleme me zemrën, kështu që ata tashmë ishin të shqetësuar për shëndetin e saj.

Vdekja e vajzës e shkatërroi familjen e saj.  Wanda tha se djali dhe nusja e saj janë “shkatërruar” nga vdekja e Jay-Natalie. Ajo ishte fëmija i parë i çiftit dhe mbesa e  parë për të. “Ajo ishte gjëja më e çmuar që kishim.”- tha gjyshja e së ndjerës.

Sipas raportimeve dje u regjistruan edhe 21.579 raste të reja infeksioni në SHBA duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në 890.000. Ndërsa në total SHBA numëron të paktën 51.107  viktima ngaCovid-19.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jay-natalie koronavirusi ne shba vdes nje foshnje 5 muajshe jay-natalie koronavirusi ne shba vdes nje foshnje 5 muajshe

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2020, 06:13

2.8 milionë banorë janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa numri global i personave që kanë ndërruar jetë e kalon shifrën e 200 mijë viktimave. Autoritetet amer...