Bota

Tha se gratë mund të mbeten shtatzënë nëse futen në një pishinë me burrat, shkarkohet nga puna zyrtarja në Indonezi

24 Prill 2020, 20:09 Nga DOSJA
Tha se gratë mund të mbeten shtatzënë nëse futen

INDONEZI– Sitti Hikmawatty, zyrtare e mbrojtjes së fëmijëve në Indonezi, është shkarkuar nga posti pasi paralajmëroi se gratë mund të mbeten shtatzënë nëse futen në një pishinë ku ndodhen burrat. Ajo nëpërmjet fjalëve absurde u thonte grave se ata mund ta pësojnë edhe pa kryer marrëdhënie seksuale.

Komentet e saj , u përhapën në mbarë vendin duke u bërë dhe objekt tallës për shumë njerëz, ndërkohë autoritetet nisën hetimet duke i thënë asaj të zgjidhte mes dorëheqjes ose shkarkimit pasi nuk e meritonte më atë post.

Sitti kishte bërë komentet impresionuese në një intervistë muajin e kaluar, ku mes të tjerash tha: “Ka një tip veçanërisht të fortë të spermës së mashkullit … që mund të shkaktojë shtatzani edhe në një pishinë. Edhe pa depërtim seksual, burrat mund të pësojnë eksitim dhe ta lëshojnë në ujin e pishinës, duke shkaktuar shtatzani të padëshirueshme. Askush nuk e di me siguri sesi reagojnë burrat kur shikojnë gratë në një pishinë publike.”

Autoritetet përkatëse janë shprehur se teoria e saj kishte sjellë reagime të shumta tek publiku, duke shtuar se mund të shkaktonin pasoja mbi shtetin. Një nga njerëzit që po komentonte gruan në fjalë iu drejtua me fjalët ironike.

“Urime! Tashmë je e famshme në të gjithë botën për budallallëkun tënd!”– ka thënë ai.

Sipas mediave të huaja kontracepsioni është një temë delikate në Indonezinë muslimane, me rregulla strikte për seksin e seksualitetin.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota indonezi sitti hikmawatty indonezi sitti hikmawatty

Sondazh

Poll