Bota

E konfirmon studimi Italian:Koronavirusi është i pranishëm në grimcat atmosferike

24 Prill 2020, 19:22 Nga DOSJA
E konfirmon studimi Italian:Koronavirusi është i pranishëm

ITALI- Një studim i rëndësishëm i kryer nga studiuesë të Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Mjedisit (Sima) ka treguar që koronavirusi është i pranishëm në lëndët e grimcave atmosferike, të quajtur PM10 , pra në ajër.

Në fakt, studiuesit gjetën praninë e koronavirusit SARS-CoV-2 në grimca shumë të vogla, gjë që konfirmon hipotezën që u tha disa javë më parë se koronavirusi i shfaqur në Kinë mund të transportohej nga grimcat e ndotjes.

Kjo aftësi për të “udhëtuar” në grimcat atmosferike mund të shpjegojë përhapjen më të madhe të virusit në zonën e ‘Po Valley’, ku përqendrimet e pluhurit të imët janë mesatarisht më të larta se në Italinë Qëndrore-Jugore. Por megjithjatë studiuesit janë shprehur se ky studim ka nevojë për verifikime të mëtejshme.

Zbulimi se virusi mund të përhapet nëpërmejt pluhurit, do të thotë se ka shumë mundësi të përhapet në vendet e mbyllura siç janë spitalet, zyrat dhe ambientet e hapura për publikun.

Hulumtimet që janë bërë deri më tani kanë treguar se virusi mund të përhapet edhe nëpërmjet përshtypës që mund të arrijnë distance 7 ose 8 metra dhe kjo është arsyeja pse rekomandohet të përdorim maska për fytyrën.

Burimi:.inmeteo

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll