Bota

Lajm i mirë nga Kosova/ Shërohet nga koronavirusi vajza 5-vjeçare, testi rezultoi negativ

25 Prill 2020, 08:09 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Kosova/ Shërohet nga koronavirusi vajza

Kosova është një prej vendeve ku po rritet dita dirtës nurmi i të infektuarëve dhe viktimave si shkak i koronavirusit. Ndërkohë që ditën e djshme u  infektuan 34 persona ku 17  prej tyre ishin anëtarë të stafit të një klinike private, lajm i mirë është se  është shëruar edhe një vajzë 5-vjeçare nga Vitia.

Lajmi është bërë  me dije nga infektologu Valbon Krasniqi, i cili tha se mes atyre që kanë lënë ditën e djeshme Klinikën Infektive është edhe një 5-vjeçare që u shërua nga koronavirusi.

“Nga klinika kanë dalë 2 të shëruar nga koronavirusi; një ndër këta persona është vajza pesëvjeçare nga Vitia. Këto ditë ne e kemi pasë pesevjeçaren si pacienten më të re, dje ka bërë testin e parë ku doli negativ po ashtu edhe sot kur përfundoi testin e dytë doli negativ që i bie se është shëruar”– tha ai.

Ndërsa sa i përket një rasti të një gruaje shtatzënë që është e shtruar në Klinikën e Infektive, Krasniqi ka thënë se gjendja e  saj është stabile.

 “Shtatzëna e shtrirë është në gjendje të mirë shëndetësore, ajo është çdo herë në konsulta edhe me gjinekologun. Ndërsa, shanset janë minimale që një foshnje të lind i prekur me Covid-19, virusi mund të bartet tek ai pas lindjes nga gjidhënja ose nga kontaktet tjera të nënës me fëmijën.”- ka thënë ai.

Prej përhapjes së koronavirusit në Kosovë e deri më tani numri i  të infektuarëve ka shkuar në  669, ndërsa të vdekur  janë rregjistruar vetëm 13.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2020, 06:13

2.8 milionë banorë janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa numri global i personave që kanë ndërruar jetë e kalon shifrën e 200 mijë viktimave. Autoritetet amer...