Bota

Deklarata sekretarit të OKB, Guterres: Masat janë shtypëse nuk kanë lidhje me pandeminë, po përdoren

24 Prill 2020, 21:15 Nga DOSJA
Deklarata sekretarit të OKB, Guterres: Masat janë shtypëse nuk

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi të enjten se pandemia e koronavirusit po kthehej në një krizë të të drejtave të njeriut.

Në një video-mesazh, sekretari i OKB-së përmendi diskriminimin në ofrimin e shërbimeve publike për të trajtuar COVID-19 dhe pabarazitë strukturore. Sipas tij, pandemia gjithashtu ka shkaktuar efekte mbi komunitete të caktuara, ka rritur gjuhën e urrejtjes dhe ka shënjestruar grupet më të cënueshme.

“Në sfondin e rritjes së etno-nacionalizmit, populizmit, autoritarizmit dhe një reagim kundër të drejtave të njeriut në disa vende, kriza mund të sigurojë një pretekst për të miratuar masa shtypëse për qëllime që nuk kanë lidhje me pandeminë. Kjo është e papranueshme,”-tha ai.

 

#COVID19 is a public health emergency — that is fast becoming a human rights crisis.

People — and their rights — must be front and centre.

My new report on how human rights can and must guide #coronavirus response & recovery: https://t.co/CmYirKbsci pic.twitter.com/rssMV0MPBg

— António Guterres (@antonioguterres) April 23, 2020

Megjithatë edhe pse Guterres ka ngitur shqetësimin, ai dhe organizata që përfaqëson nuk ka dhënë asnjë shembull për mënyrën e marrjes së masave për parandalimin e shkeljeve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antonio guterres koronavirusi ne shqiperi antonio guterres koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll