Bota

25 Prill 2020, 06:13 Nga DOSJA

2.8 milionë banorë janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa numri global i personave që kanë ndërruar jetë e kalon shifrën e 200 mijë viktimave. Autoritetet amerikane të shëndetësisë kanë kërkuar që mjekët të mos e përdornin më ilaçin e hidroksilkolinës tek pacientët, ilaç që u rekomanduar edhe nga Donald Trump, pasi sipas tyre ka shkaktuar efekte anësore në zemër.

Ndërkohë Kina ka dërguar një ekip me ekspertë mjekësorë në Korenë e Veriut për të këshilluar mjekët atje lidhur me kurimin e udhëheqësit Kim Jong-un. Nga mediat atje nuk ka asnjë se si është gjendja e tij mjekësore.

Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Edhe në Itali ka lajme të mira, pasi qeveria po parashikon një lehtësim tqë mundshëm të masave. Edhe pse lajmi është botuar në media, nga ana e kryeministrit Giuseppe Conte nuk ka ende diçka zyrtare. Sot Italia ka shënuar bilancin më të ulët të vdekurëve , vetëm 415 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit duke e çuar në 26.384 të vdekur në total. 

Nga kontinenti i Amerikës së Jugut nuk vijnë lajmë të mirë. Brazili deri më tani ka konfirmuar 54 mijë raste me koronavirus dhe më shumë se 3.704 viktima. Ekspertët paralajmëruan se sistemi shëndetësor i vendit mund të kolapsohet. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll