Bota

Mjekët e New York-ut alarmojnë botën: Trashja dhe mpiksja e gjakut është një shenjë e Covid-19, shkatërron trupin e njer

24 Prill 2020, 19:44 Nga DOSJA
Mjekët e New York-ut alarmojnë botën: Trashja dhe mpiksja e

NEW YORK– Mjekët e siptalit “Mount Sinai” në New York, kanë vënë re një fenomen të çuditshëm që po ndodhte me gjakun e pacientëve me COVID-19, në fillim të muajit mars teksa virusi po merrte përmasa të mëdha. Ata vunë re se tek organet e shumë pacientëve kishte trashje dhe mpiksje të gjakut.

Neurokirurgu J Mocco i spitalit “Mount Sinai” në fund të muajit mars nisi të mbaj shënime pasi kjo simptomë ishte bërë shqetësuese, duke qenë se shumë pacientë pësuan goditje në tru.

Ndërsa kurba e pandemisë kishte nisur realisht të ngjitej në Nju Jork ne filluam të vërejmë, në të gjithë qytetin, një numër të madh goditjesh në tru dhe disa prej tyre ishin jashtëzakonisht shqetësuese”, thotë ai.

Përgjatë tre javëve duke nisur nga mesi i marsit, doktor Mocco vizitoi 32 pacientë që kishin pësuar goditje dhe bllokime të forta të gjakut në tru. Ai këto shqetësime I ndau me një mjek tjetër që kishte vënë re këto simptoma te pacientët, por ky I fundit kishte vënë re trashje të gjakut në mushkëri.

Mjekët e spitalit “Mount Sinai” prtendojnë se kjo është një shenjë e koronavirusit që  shkatërron trupin e njeriut.

“Po vinim re shenja të mpiksjes së gjakut kudo, në vena, në këmbë, përtej asaj që ndeshet normalisht. Të gjithë ne besojmë dhe ka prova objektive, që kjo sëmundje rrit mundësinë empiksjes së gjakut”, shprehen ata.

Por një fakt shqetësues për doktor Mocco-n është mosha e pacientëve. Nga 32 pacientë me goditje në tru që ai ka trajtuar që kur virusi nisi të përhapej gjerësisht, pesë ishin nën 49 vjeç dhe më i riu ndër ta 31. Ai thotë se në disa raste, goditja në tru ishte simptoma e parë që tregtonte se një pacient ishte infektuar nga COVID-19.

“Shumë gjëra nuk i kuptojmë lidhur me COVID-19, pra nëse mpiksja është një simptomë se diçka po shkon keq me enët e gjakut, apo nëse mpiksja është sipmtoma e parë e sëmundjes, por pa dyshim dimë që virusi po shkakton shumë prej problemeve që ne po vëmë re”, thotë ai.

Ky zbulim ka çuar në përdorimin e protokolleve të reja të trajtimit të të sëmurëve me COVID-19. Tashmë shumë pacientë po marrin doza të larta të një ilaçi për hollimin e gjakut edhe pa pasur ndonjë shenjë të mpiksjes së gjakut.a

Burimi; RUTERS

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne amerike koronavirusi ne amerike

Sondazh

Poll