Bota

Nxiti të rinjtë për të bërë video të ‘papërshtatshme’ në “Tik-Tok”/Arrestohet komentatorja online në Egjip

24 Prill 2020, 16:12 Nga DOSJA
Nxiti të rinjtë për të bërë video të

EGJIPT – Komentatorja egjiptiane Haneen Hossam, është arrestuar pasi së fundmi ajo kishte nxitur të rinjtë të përdorin rrjetin social “Tik-Tok”. Sipas mediave të huaja ajo u arrestua nga autoritetet pasi videot e saj sollën zemërim dhe kishin “nxitur shthurjen dhe shkelin ligjet e moralit publik” të Egjiptit.

Në pamjet e saj online blogerja u ofron vajzave mbi 18 vjeç “shansin të punojnë nga shtëpia për të fituar 2000-25000 euro” duke bërë video dhe duke folur me të huaj.

 “Ju do të krijoni miqësi me këta njerëz, në një formë të respektueshme”.- ishte një nga fjalitë që ajo u thonte të rinjve.

Mediat kanë shtuar ajo ishte studente e arkeologjisë dhe kreu i fakultetit të saj Mohamed Othman El-Khosht ishte shprehur se disa student të tjerë e kishin njoftuar se kjo e fundit u bënte thirrje femrave të regjistronin video të papërshtatshme në këmbim të parave.

Po ashtu ai ka thënë se ajo do të marrë dënimin maksimal edhe nga ana e fakultetit. Ndërkohë Hanin Hossam,  tashmë po përballet me akuza shpërndarje videosh të papërshtatshme në rrjetet sociale dhe shkelje të moralit publik.

Burimi: albawaba

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota egjipt haneen hossam egjipt haneen hossam

Sondazh

Poll