Bota

Rëndohet bilanci në Holandë/ Regjistrohen 112 viktima dhe 806 raste të reja me Covid-19, gjatë 24 orëve

24 Prill 2020, 15:19 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Holandë/ Regjistrohen 112 viktima dhe 806

HOLANDË– Holanda vazhdon të jetë një vatër e pandemisë së koronavirusit. Numri i viktimave ka shkuar në 4,289 ku gjatë 24-orëve të fundit kanë humbur jetën 112 persona.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar  806 të infektuar duke e ccuar në total numrin e të prekurve në 36,535

Në gjendje kritike për jetën mësohet se janë 963 pacientë ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer 187,000 testime.

Në rang global kanë humbur jetën 191,084 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,726,770 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. në SHBA virusi po bën kërdinë. 50,243 qytetarë kanë humbur jetën në Amerikë dhe 886,709 të tjerë rezultojnë të infektuar. Në Itali deri më tani janë shënuar 25,549 viktima dhe në Spanjë 22,524 qytetarë kanë humbur betejën me virusin. Po kështu edhe në Francë situata nuk paraqitet mirë, pasi në këtë shtet kanë humbur jetën 21,856 qytetarë.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota holande koronavirusi ne holande holande koronavirusi ne holande

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2020, 14:19

ZVICËR– Organizata  Botërore e Shëndetit ka publikuar aksidentalisht një draft dokument, në të cilin zbulohet se Remdevisiri, ilaçi i mundshëm antiv...