Sport

Ylli i Juventusit kërkon arratisjen nga Italia, klubi i tij i ëndrrave e refuzon direkt

24 Prill 2020, 21:32 Nga DOSJA
Ylli i Juventusit kërkon arratisjen nga Italia, klubi i tij i ëndrrave

Douglas Costa mund të shitet në merkaton e verës. Don Balon raporton se braziliani ka kërkuar me ngulm që të largohet nga Juventusi.

Arsyeja është Cristiano Ronaldo. Ish-mesfushori i Bayern-it nuk ndihet rehat, kur portugezi është në skuadër. Prania e tij është mbytëse për brazilianin. Pak ditë më parë, ky i fundit deklaroi se shoku i tij më i mirë te Juventusi është Paulo Dybala.

Costa i është ofruar Real Madridit, por spanjollët e kanë refuzuar. Problemi nuk është cilësia e tij, por numri i shumtë i dëmtive. Arsyeja pse ai la Bayernin para tre vitesh ishte se bëri presion për një kontratë më të mirë, por te Juventusi nuk është ky rasti.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo douglas costa merkato cristiano ronaldo douglas costa merkato

Sondazh

Poll