Politike

Ja zonat e gjelbra nga COVID-19, Rama: Nga e hëna ‘hapen’ këto bashki, RREGULLAT strikte për lëvizjen

24 Prill 2020, 16:48 Nga DOSJA
Ja zonat e gjelbra nga COVID-19, Rama: Nga e hëna ‘hapen’

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar hartën e të ashtuquajtura “zona të gjelbra” ose ndryshe bashkive me rrezik të ulëta nga koronavirusi. Me anë të një statusi në Facebook, Rama është shprehur se lirimi i masave në bashkitë do të nisë më 27 prill, por do të kenë rregulla strikte për lëvizjen e qytetarëve.

Kreu i qeverisë shkruan se në zonat e gjelbërta automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë duke përjashtuar pensionistët. Rama shkruan gjithashtu se të moshuarit do të mund të qarkullojnë lirisht në këmbë deri në orën 08:30, ndërsa të gjithë qytetarët e tjerë (përveç atyre që kanë autorizim për punë) e kanë të ndaluar për të dalë nga shtëpia. 

Më tej, Rama tha se nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia, por e kanë të ndaluar që të qarkullojnë më shumë se dy persona, duke ndaluar edhe frekuentimin e vendeve publike.

Ja zonat e gjelbërta ku nga e hëna 27 prill do të ketë një lehtësim të posaçëm të lëvizjes, por me rregulla strikt për lëvizjen: Qarku Dibër; qarku Gjirokastër; zona e përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd; zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe bashkia Divjakë,”– shkruan Rama. 

POSTIMI I PLOTË:

Ja zonat e gjelbërta ku nga e hëna 27 prill do të ketë një lehtësim të posaçëm të lëvizjes, por me rregulla strikt për lëvizjen: qarku Dibër; qarku Gjirokastër; zona e përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd; zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe bashkia Divjakë. Në zonat e gjelbërta automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët. Pensionistët do të lëvizin lirisht në këmbë, deri në orën 08.30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër përveç atyre që kanë autorizim për punë, ndalohet të dalë nga shtëpia. Nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia, por kujdes(!), ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave. Ndalohet rreptësisht qëndrimi në një vend i më shumë se dy personave dhe nuk lejohet frekuentimi i parqeve publike në 14 ditët e ardhshme.

Ditën e sotme gjatë një lidhje live nga zyra e tij, kryeministri Edi Rama dha lajmin e lirimit të masave për disa zona në Shqipëri, megjithatë kreu i qeverisë tha se qytetarët duhet të sillen sikur janë të infekuar nga koronavirusi për të mbrojtur të afërmit e tyre. Gjithashtu Rama ka shtuar se në rast në ndonjë nga këto zona ka shtim të rasteve, masat shtrënguese do të hyjnë sërish në fuqi. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit

Sondazh

Poll

Politike 24 Prill 2020, 16:36

TIRANË– Arian Asimi, gazetari i Nova Media që njihet për shperthimet e tij ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, në rrjetet sociale, e ka quajtur Presid...

Politike 24 Prill 2020, 16:05

SHKODËR– Zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, tashmë i deleguar si prefekt në Shkodër për të përballuar situatën e koronavirusit ka marrë vend...