Bota

Ulen vdekjet por rriten rastet e reja në Itali/ 420 viktima në 24 orët e fundit, afro 200 mijë të infektuar nga Covid-19

24 Prill 2020, 16:06 Nga DOSJA
Ulen vdekjet por rriten rastet e reja në Itali/ 420 viktima në 24

 ITALI– Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar  420 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 25.969 numrin e përgjithshëm të të vdekurve. Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë infektuar  3.021 ku numri i përgjithshëm i të infektuarëve në Itali ka shkuar në 192.994.

Krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave në Itali është ulur,  pasi dje autoritetet vendase në Itali raportuan  464 viktima, ndërsa sot numri është ulur në 420. Por lajmi i keq është se është se sot janë shënuar 375 të infektuar më shumë se dje.

Me  3.021 të sëmurët e konfirmuar në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i të prekurëve është  afro 200 mijë në të gjithë territorin italian.

Një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi,  dhomat e urgjencës janë boshatisur. Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës. Në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.

Në rang global kanë humbur jetën 193,863 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,768,050 të tjerë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Në SHBA virusi po bën kërdinë. 50,919  qytetarë kanë humbur jetën në Amerikë dhe 894.034 të tjerë rezultojnë të infektuar. Në Itali deri më tani janë shënuar 25,969 viktima dhe në Spanjë 22,524  qytetarë kanë humbur betejën me virusin. Po kështu edhe në Francë situata nuk paraqitet mirë, pasi në këtë shtet kanë humbur jetën 21,856 qytetarë.

Burimi: Corriere.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2020, 14:19

ZVICËR– Organizata  Botërore e Shëndetit ka publikuar aksidentalisht një draft dokument, në të cilin zbulohet se Remdevisiri, ilaçi i mundshëm antiv...