Bota

Profesionistët e turizmit mendojnë për heronjtë e vijës së parë, publikojnë ofertat e sezonit turistik për mjekët dhe

24 Prill 2020, 09:51 Nga DOSJA
Profesionistët e turizmit mendojnë për heronjtë e vijës

FRANCË– Franca një ndër vendet më të goditura në Europë nga koronavirusi, është gati që gradualisht të aplikojë edhe planin e rihapjes së vendit. Përveç njoftimit se nga 11 maji do të nis hapja e shumicës së bizneseve hap pas hapi, sot mediat vendase  kanë raportuar se është marrë vendimi edhe për pushimet e sezonit të verës për heronjtë e vijës së parë të luftës me Covid-19.

‘Homair Vacances’, një kompani pushimesh ka deklaruar se ofron 10,000 kuponë, me vlerë 250 euro secila, të vlefshme gjatë gjithë sezonit të verës në 130 destinacionet e ofruara nga Homair, përfshirë 104 në Francë.

Në fund të marsit, departamenti i Pirnees-Atlantiques ishte i pari që nisi një operacion solidariteti, të quajtur “Pjesa tjetër e Heronjve”, duke ofruar për bluzat e bardha 200 kupona për “pushime të mira” me një “vlerë minimale” prej 500 euro për qëndrime në Béarn.

“Është e qartë se nuk do të kemi një sezon të madh veror. Prandaj do të ketë një mbivlerësim të ofertës, aq sa të përfitoni nga ajo për ata që kanë qenë në vijën e parë dhe të cilët do t’ju duhet pushime.”- shpjegon Jean-Pierre Nadir, themeluesi i portalit EasyVoyages.

Ndërsa në një postim të publikuar një javë më parë në  ConfiNews.fr, ai u propozoi të gjithë atyre që janë të përfshirë në turizëm “të zhvillojnë një projekt” të “pushimeve të mira” për klienëtët këtë verë.

Për personelin shëndetësor që punon në sektorin e mjekësisë, si dhe shërbimet e urgjencës, siç janë policët të përfshirë në krizë për shembull, VVF do të ofrojë  falas pushime për secilin prej heronjve që ka punuar gjatë kësaj kohe të vështirë.

Burimi: laprovence

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota homair vacances koronavirusi ne france homair vacances koronavirusi ne france

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2020, 09:22

Albini më kujton vetminë e gjimnazit

KOSOVË- Nuk e di saktë se si e kam tërhequr zemërimin e tyre, ama një ditë prej ditëve, u ndodha plotësisht e vetmuar në klasë, në rreshtin e mesëm ku ules...