Aktualitet

Preket nga koronavirusi mjeku i njohur në Tiranë, infekton gruan dhe familjen e të vëllait

24 Prill 2020, 10:55 Nga DOSJA
Preket nga koronavirusi mjeku i njohur në Tiranë, infekton gruan dhe

Tiranë- Ditën e djeshme ka rezultuar i infektuar me COVID-19 një mjek i njohur i Dispancerisë Qendrore në Tiranë. Abc news raporton se bashkë me mjekun është konstatuar pozitiv edhe bashkëshortja e tij. Po ashtu, virusi ka hyrë edhe në shtëpinë e vëllait të mjekut, ku janë konstatuar pozitivë kunata dhe vajza e tij. Sakaq e infektuar është edhe vajza e vëllait tjetër.  Gjendja shëndetësore e të prekurve është stabilizuar.

 

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se numri i të infektuarve ka shkuar në 678. Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit  nuk ka pasur viktima dhe numri total i personave që kanë humbur jetën është 27. Ndërkohë 394 qytetarë janë  shëruar. Harta është zgjeruar me 9 raste të reja në Tiranë, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin. Gjatë orëve të fundit nuk ka rezultuar asnjë person i infektuar në Krujë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll