Aktualitet

I vrau xhaxhain duke e goditur 9 herë me thikë, flet nipi i Perikli Treskës: Me autorin ka patur konfikte më përpara, të z

24 Prill 2020, 08:34 Nga DOSJA
I vrau xhaxhain duke e goditur 9 herë me thikë, flet nipi i Perikli

Korçë– Elvis Treska, nipi i Perikli Treskës, që u vra me thikë mbrëmjen e djeshme pranë banesës së tij në Korçë ka deklaruar se mes autorit dhe viktimës ka patur konfikte edhe më herët. Ai kërkon që të zbardhet ngjarja, pasi shprehet se xhaxhai i tij ka  qenë njeri i respektuar në qytet. Sipas tij autori krijonte shpesh probleme në pallat, pasi ishte edhe me probleme mendore.

“Po jam nipi. Petrika ka qenë një burrë i nderuar, i dashur, ka qenë mirë. Shihte punën e tij nuk ngatërrohej me njeri. Jemi tronditur shumë. Me sa dimë ka qenë një person me probleme, nuk e dimë sa rëndë ka qenë mendërisht. Ai banonte këtu dhe krijonte probleme. Xhaxhai  nuk na ka shprehur shqetësime. Konflikti që kanë patur me njëri-tjetrin më përpara nga ajo çfarë kemi mësuar sot, sepse nuk e dinim, ka qenë për punë korenti, dritës së shkallës. Por kjo ishte mbyllur. As nuk ishte agravuar, as nuk është degjenuar debati tyre në dhunë. Nuk di çfarë të them më shumë. Ky episod nuk ishte përmendur sepse ishte i parëndësishëm. Tani që na ndodhi kjo ngjarje nuk dimë cfarë të them pse ka ndodhur. Ishte familje e rregullt. Shpresojmë që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt e të merret dënimi i merituar për autorin. “, është shprehur nipi për abc news.

Mbrëmjen e djeshme, Perikli Treska u qëllua 9 herë me thikë nga 65- vjeçari Apostol Bozhgolli, pranë banesë së tij në lagjen nr.7 të qytetit të Korçës.  67-vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë nga gruaja e tij dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të shpëtonte. Shkak i ngjarjes ka qenë sherri për dritën e shkallës. Mësohet se gjatë përleshjes, viktima ka marrë 5 plagë në kurriz, 3 në gjoks, 1 në zemër, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Autori është arrestuar nga policia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet apostol bozhgolli perikli treska vrasje me thike ne korce apostol bozhgolli perikli treska vrasje me thike ne korce

Sondazh

Poll