Aktualitet

Rikthehet COVID-19 në Kukës, rezulton i prekur një efektiv policie

24 Prill 2020, 07:46 Nga DOSJA
Rikthehet COVID-19 në Kukës, rezulton i prekur një efektiv

KUKËS- Në tjetër qytetar në Kukës ka rezultuar pozitiv, pas bërjes së testit të COVID-19. Burime bëjnë me dije se i infektuar është një punonjës policie, i cili ka rikthyer edhe njëherë frikën në qytetin verilindor.

Mësohet se efektivi i policisë tashmë ndodhen në karantinë që prej një jave, pasi kishte pasur kontakte me personat e prekur më herët në Kukës. Në këtë qytetar numri i të prekurve shkon në 12.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri total i të prekurve është 663 dhe  385 prej tyre janë shëruar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll