Aktualitet

Arrestohet 4 persona, mes tyre një polic. U gjendet kokainë në një lokal, në banesë kishin fshehur 3 armë gjahu

24 Prill 2020, 08:27 Nga DOSJA
Arrestohet 4 persona, mes tyre një polic. U gjendet kokainë në

FIER- Policia e Fier ka finalizuar një operacion dhe në pranga kanë rënë 4 persona, mes tyre një punonjës policie. Në kuadër të operacionit “Divjaka” është sekuestruar një sasi kokaine e fshehur në një lokal dhe gjatë kontrollit në banesa u janë gjetur 3 armë gjahu.

Sipas një njoftimi për mediat bëhet me dije se të arrestuar janë:  A. Sh., 43 vjeç, banues në Divjakë; L. B., 53 vjeç, banues në Divjakë; H. M., 46 vjeç, banues në Tiranë;I. V., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës  policie).

Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Divjakës, në lokalin e shtetasit L. B, u kapën në kushtet e flagrancës, me një sasi prej 34 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë, po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu pa leje, 2 pajisje për prodhimin e fishekëve, si dhe një sasi baruti për prodhimin e fishekëve të gjuetisë.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet me sukses operacioni policor “Divjaka”. Operacioni, nga strukturat e narkotikëve pranë DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjes. Sekuestrohen lëndë narkotike dhe 3 armë gjahu. Vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre punonjës policie.

Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Lushnjë, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe me kryerjen e veprimeve të shpejta procedurale, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor “Divjaka”, në përfundim të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Sh., 43 vjeç, banues në Divjakë; L. B., 53 vjeç, banues në Divjakë; H. M., 46 vjeç, banues në Tiranë; I. V., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës  policie).

Veprimet proceduriale për arrestimin e punonjësit të policisë u kryen nga specialistët e SHÇBA-së Fier. Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Divjakës, në lokalin e shtetasit L. B, u kapën në kushtet e flagrancës, me një sasi prej 34 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga kontrollet e banesave të tyre dhe më konkretisht në banesën e shtetasit A. Sh, në Divjakë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu pa leje, 2 pajisje për prodhimin e fishekëve, si dhe një sasi baruti për prodhimin e fishekëve të gjuetisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në ngarkim të shtetasit A. Sh., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit L. B., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe në ngarkim të shtetasve H. M. dhe I. V., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet polici operacioni divjaka arrestohet polici operacioni divjaka

Sondazh

Poll