Aktualitet

Polici i burgut ‘313’ shkon në Mirditë dhe infekton prindërit, Rama: Iu çoi bombën në shtëpi! Do hetohet penalisht dh

24 Prill 2020, 09:56 Nga DOSJA
Polici i burgut ‘313’ shkon në Mirditë dhe infekton

MIRDITË- Gjatë 24 orëve të fundit në Mirditë kanë rezultuar 2 persona të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy personat janë prindërit e policit të infektuar të burgut “313” në Tiranë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se djali u kishte shkuar një fundjavë në banesë prindërve, ku pas kontaktit i infektoi ata. Dy të moshuarit aktualisht ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre dhe gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, ku thekson se për policin do të nisin hetime. Kreu i qeverisë nënvizon se djali mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht. Ai shprehet se kjo ngjarje është një lajm i keq dhe duhet të vlejë si mësim për të gjithë. 

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se numri i të infektuarve ka shkuar në 678. Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit  nuk ka pasur viktima dhe numri total i personave që kanë humbur jetën është 27. Ndërkohë 394 qytetarë janë  shëruar. Harta është zgjeruar me 9 raste të reja në Tiranë, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin. Gjatë orëve të fundit nuk ka rezultuar asnjë person i infektuar në Krujë.

J.V. Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll