Aktualitet

Kanë 2 muaj pa marrë pagat, punëtorët e një fasonerie në Durrës dalin në protestë: Duam pagën e luftës

24 Prill 2020, 08:53 Nga DOSJA
Kanë 2 muaj pa marrë pagat, punëtorët e një fasonerie

DURRËS- Një grup punëtorët të një fabrike të prodhimit të këpucëve në Durrës kanë dalë sot në protestë dhe kërkojnë pagfën e luftës. Ata shprehen se prej dy muajsh janë pa pagë dhe këroojnë ndihmë nga shteti.

Në këtë fasoneri janë 86 punonjës, por asnjë prej tyre nuk ka përfituar pagën e luftës. Ata thonë se pronarët e firmës u kanë thënë të kërkojnë të drejtat e tyre por një ditë pasi janë paraqitur të Tatimet ata e kanë gjetur te mbyllur ndërmarrjen e prodhimit të këpucëve.

Po ashtu ata edhe pse kanë dalë në protestë, shprehen se ndihen të kërcënuar dhe mund të pushohen nga puna. Punëtorët shprehen se gjendja e tyre ekonomike po rëndohet dhe prandaj kërkojnë dhe ndërhyrjen e shtetit, e të përfitojnë pagën e luftës si punëtorët e tjerë që nuk kanë punuar gjatë pandemisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fasoneria ne dure paga e luftes punëtorët në protestë fasoneria ne dure paga e luftes punëtorët në protestë

Sondazh

Poll