Aktualitet

Plagosi me thikë gjatë sherrit 36-vjeçarin, arrestohet autori në Tropojë, i plagosuri në gjendje të rëndë

24 Prill 2020, 07:00 Nga DOSJA
Plagosi me thikë gjatë sherrit 36-vjeçarin, arrestohet autori

Tropojë- Policia e Tropojë ka arrestuar 39-vjeçarin me iniciale S. M, pasi gjatë një sherri për motive të dobëta plagosi me thikë 36 vjeçarin me iniciale S.M,  i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën. Gjithashti Policia ka proceduar 3 persona A. L., 54 vjeç, R. V., 52 vjeç dhe R. G., 54 vjeç për “moskallëzim krimi”.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 23.04.2020, në fshatin Cërrnic, ku mbeti i plagosur në gjendje të rëndë shtetasi S. M.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Policia e Tropojës kap dhe arreston autorin e dyshuar.

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për “Moskallëzim i krimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 39 vjeç, banues në Rosuje, Tropojë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Bujan”, në fshatin Cërrnicë, mbrëmjen e datës 23.04.2020, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për “Moskallëzimi i krimit”, konkretisht;

-A. L., 54 vjeç, banues në Bujan;

-R. V., 52 vjeç, banues në Bujan;

-R. G., 54 vjeç, banues në Sopot;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i Krimit”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 39-vjeçari plagosje në tropojë arrestohet 39-vjeçari plagosje në tropojë

Sondazh

Poll