Aktualitet

Sherri për dritën e shkallës, zbardhen detaje për vrasjen në Korçë, viktima u qëllua 9 herë me thikë

24 Prill 2020, 07:06 Nga DOSJA
Sherri për dritën e shkallës, zbardhen detaje për vrasjen

KORÇË- Qyteti i Korçës është tronditur mbrëmjen e djeshme. Pas një sherri mes dy fqinjve, njëri prej tyre mbeti i vdekur. Dosja.al ka mësuar detaje rreth kësaj ngjarje dhe mësohet se autori i dyshuar Apostol Bozhgolli 65 vjeç (tashmë i arrestuar), është konfliktuar me viktimën Perikli Treska, 67-vjeç.

Ata jetonin në një pallat dhe gjithçka ka nisur për dritën e shkallës. Po ashtu mësohet se autori ka qëlluar 9 herë me thikë 67-vjeçarin.

Burime shtojnë se gjatë përleshjes, viktima ka marrë 5 plagë në kurriz, 3 në gjoks, 1 në zemër, gjë që i kanë sjellë dhe humbjen e jetës.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku viktimë mbeti Perikli Treska. Policia pas ngjarjes ka nisur heimet dhe ka vënë në pranga 65-vjeçarin, Apostol Bozhgolli, i cili akuzohet për këtë krim të rëndë. 67-vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë nga gruaja e tij dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të shpëtonte.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet apostol bozhgolli perikli treska vrasje ne korce apostol bozhgolli perikli treska vrasje ne korce

Sondazh

Poll