Aktualitet

Me dokumenta false dhe nuk deklaruan paratë që kishin me vete, arrestohen 2 persona në Portin e Durrësit

24 Prill 2020, 06:47 Nga DOSJA
Me dokumenta false dhe nuk deklaruan paratë që kishin me vete,

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të cilët tentuan të kalonin kufirin me dokumente false. Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se gjatë kontrollit atyre u është sekuestruar dhe një sasi parash, rreth 22 mijë Euro që nuk i deklaruan. Në pranga mësohet se kanë rënë shtetasit Sh. B., 58 vjeç dhe B. D., 54 vjeç, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Strukturat e DVKM Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit: Sh. B., 58 vjeç dhe B. D., 54 vjeç, banues në Tiranë. Këtyre shtetasve, më datë 23.04.2020, në PKK Durrës, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në kamionin të cilin e drejtonin të dy (si shofer dhe dublant), iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shtetasit Sh. B., një leje drejtimi dhe kartë identiteti greke, të dyshuara si të falsifikuara, si dhe 12.090 euro, ndërsa shtetasit B. D., iu gjetën 10.000 euro të padeklaruara gjatë kontrollit doganor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona në durrës policia durres arrestohen 2 persona në durrës policia durres

Sondazh

Poll