Aktualitet

“Duan sherr mes Metës e Ramës”, deklarata e fortë e Nikoll Lesit: Oligarkët janë mbledhur gjatë karantinës, do krijoj

24 Prill 2020, 06:15 Nga DOSJA
“Duan sherr mes Metës e Ramës”, deklarata e fortë e

TIRANË- Botuesi Nikoll Lesi është shprehur mbrëmjen e djeshme se në Shqipëri në zgjedhjet e vitit 2021 mund të ketë një parti të re politike.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” në Top Channel, Lesi tha se ka informacione se partia do të krijohet nga oligarkët në Shqipëri dhe shtoi se këta të fundit janë takuar gjatë karantinës në një lokal në periferi të kryeqytetit.  Po ashtu botuesi tha se oligarkët duan një sherr mes Metës dhe Ramës për përfitime të tyre.

Janë 10-12 oligarkë që kanë naftën, resortet, që fitojnë tendera, të cilët kërkojnë sherr mes Metës dhe Ramës. Kjo i bën këta oligarkë të pushtetshëm. Kam informacione që ato janë mbledhur fshehtas në këtë kohë karantine, madje edhe kanë pirë kafe. Janë takuar në një lokal në periferi të Tiranës. Ata kërkojnë pushtet. Mund të dalin në zgjedhjet e 2021 edhe me një parti të tyre”, u shpreh Nikoll Lesi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ilir meta nikoll lesi oligarket ne politike edi rama ilir meta nikoll lesi oligarket ne politike

Sondazh

Poll