Aktualitet

Vrasja e 67-vjeçarit në Korçë, arrestohet fqinji me probleme mendore, e goditi viktimën 9 herë me thikë, shkak i sherrit

24 Prill 2020, 06:11 Nga DOSJA
Vrasja e 67-vjeçarit në Korçë, arrestohet fqinji me

Korçë- Policia e Korçës ka arrestuar 65- vjeçarin Apostol Bozhgolli si autorin e dyshuar të vrasjes së 67-vjeçarit, Perikli (Petrika) Treska, ngjarje kjo që ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 7 të qytetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas një sherri për dritën e shkallës, autori ka goditur 9 herë me thikë viktimën. Burime shtojnë se gjatë përleshjes, viktima ka marrë 5 plagë në kurriz, 3 në gjoks, 1 në zemër, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.Ndaj 65-vjeçarit rëndon akuza “vrasje me dashje”.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se autori nuk ka dhënë asnjë dëshmi para grupit hetimor dhe qëndron i ftohtë, duke mos pranuar të japë asnjë sqarim për ngjarjen. Mësohet se Bozhgolli vuan nga problemet mendore.

Ndërkohë nipi i tij, Elvis Treka ka deklaruar për mediet se mes autorit dhe viktimës ka patur konflikte edhe më herët. Ai kërkon që të zbardhet ngjarja, pasi shprehet se xhaxhai i tij ka  qenë njeri i respektuar në qytet.

Mbrëmjen e djeshme, Perikli Treska u qëllua me thikë nga komshija i tij, në lagjen numër 7 të Korçës, shumë pranë banesës. 67-vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë, nga gruaja e tij dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të shpëtonte.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perikli treska vrasje me thike ne korce perikli treska vrasje me thike ne korce

Sondazh

Poll