Aktualitet

Solidaritet me të gjithë detarët në luftën kundër COVID-19, anijet e ankoruara në Durrës mbajnë sirenat ndezur për 3 m

24 Prill 2020, 06:03 Nga DOSJA
Solidaritet me të gjithë detarët në luftën kundër

DURRËS- Pasditen e djeshme të gjitha anijet e ankoruara në portin e Durrësit kanë mbajtur për 3 minuta ndezur sirenat në shenjë solidariteti me të të gjithë detatër që po punojnë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Autoriteti Portual Durrës ka publikuar një video, ku ndër të tjera shkruan se kjo ka qenë një nisme e Sekretarit të Tërgjithshëm të Organizatës Botërore e Detarisë, Kitack Lim,

Solidaritet me detarët në luftën kundër Covid-19 Për 3 minuta sirenat e anijeve të bregëzuara në portin e Durrësit dhe në radë, u ndezën në shenjë solidariteti me detarët në luftën kundër Covid-19. Flota Detare Shqiptare, i’u bashkua nismës së Sekretarit të Përgjithshëm të IMO-s (Organizata Botërore e Detarisë), koreanojugorit Kitak (Kitack) Lim:

“Anijeve në të gjithë botën nëpër porte u kërkohet t’u bien sirenave së bashku për të treguar solidaritet me ata që ndodhen në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Unë i përshëndes dhe i mbështes këto nisma dhe u bëj thirrje të gjithëve të bashkohen dhe të japin mbështetjen e tyre. Së bashku, ne jemi më të fortë”. #Togetherëearestronger?? #maritimealbania???”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti portual durrës porti durres solidariteti me detaret autoriteti portual durrës porti durres solidariteti me detaret

Sondazh

Poll