Bota

193,863 viktima dhe mbi 2.7 milionë njerëz të infektuar, 50,919 qytetarë në SHBA kanë humbur betejën me virusin (SHIFRAT)

24 Prill 2020, 07:20 Nga DOSJA
193,863 viktima dhe mbi 2.7 milionë njerëz të infektuar, 50,919

Bota është në luftë me COVID-19. Aktualisht në të gjithë botën kanë humbur jetën 193,863 persona dhe janë të infektuar 2,768,050  të tjerë. Ndërkohë,764,793  qytetarë në rang global kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës.

Situata paraqitet më e qetë në Kinë, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 6 raste të reja me COVID-19. Numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 4,632. Ndërsa, në SHBA virusi po bën kërdinë. 50,919  qytetarë kanë humbur jetën në Amerikë dhe 894.034 të tjerë rezultojnë të infektuar. Edhe në Brazil janë të infektuar 50,512  persona dhe kanë humbur jetën 3,365 qytetarë.

Virusi nuk është larguar nga Europa. Në Itali deri më tani janë shënuar 25,969 viktima dhe në Spanjë 22,524  qytetarë kanë humbur betejën me virusin. Po kështu edhe në Francë situata nuk paraqitet mirë, pasi në këtë shtet kanë humbur jetën 21,856 qytetarë.

Edhe në Ballkan virusi është përhapur gjerësisht. Numri i të infektarve rritet çdo ditë në Kosovë, Greqi, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi. Në vendin tonë janë aktualisht të infektuar janë 678 persona dhe janë shënuar 27 viktima.

Burimi: worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote vikitmat e covid në europë koronavirusi ne bote vikitmat e covid në europë

Sondazh

Poll