Aktualitet

COVID-19/ 678 të infektuar dhe 27 viktima, gjatë 24 orëve të fundit asnjë rasti i ri në Krujë

24 Prill 2020, 05:44 Nga DOSJA

Shqipëri- 678 të infektuar, 27 viktima dhe 394 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se pas testimit të 259 personave të dyshuar kanë rezultuar të infektuar 15 prej tyre.  Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se harta është zgjeruar me 9 raste të reja në Tiranë, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin. Në Krujë gjatë 24 orëve të fundit nuk ka rezultuar asnjë person i infektuar me COVID-19.

Tomini theksoi se gjatë  24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394. Sipas saj deri më tani  58% e të prekurve janë shëruar.  Ndërkohë në spitalet COVID marrin mjekim 38 pacientë.  Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 të tjerë janë në pavion.

Së fundmi, mjeku i njohur Tritan Kalo ka deklaruar në emisionin “Real Story”  se është kundër testimeve masvie. Kalo tha se në Tiranë janë evidentuar disa zona ku ka më shumë të prekur dhe ku do të bëhen testime më shumë, duke ndjekur të njëjtën strategji edhe në Krujë. Ndërsa, Eugena Tomini nga ISHP tha se janë në Shqipëri janë testuar të gjitha rastet e dyshuara, kontaktet e ngushta familjare dhe kontaktet sekondare.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi polici infekton prinderit viktimat e covid ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi polici infekton prinderit viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll