Sport

U përfol si pasardhës i Panuccit, dështojnë negociatat mes FSHF-së dhe Edy Reja-s

25 Mars 2019, 09:53 Nga DOSJA
U përfol si pasardhës i Panuccit, dështojnë negociatat mes

ITALI- Trajneri i njohur italian Edy Reja, duket se nuk do të jetë pasardhës i Cristian Panucci-t në stolin e kombëtares shqiptare.

Mediat italiane bëjnë me dije se më favorit për të marrë drejtimin e kuqezinjve është një emër tjetër, Gigi De Canio.  Sipas Sportitalia, negociatat për të sjellë ish teknikun e Atalantës, Napolit dhe Lazios, u ndalën të dielën.

Më tej shtohet se bisedimet kanë hasur në probleme si për pagën ashtu edhe për kohëzgjatjen e kontratës. Federata Shqiptare e Futbollit po kthehet në një tjetër italian, pasi De Canio është kandidati kryesor tani.

Pas humbjes së ndeshjes me Turqinë të shtunën, FSHF-ja ka shkarkuar nga detyra trajnerin e kombëtares Christian Panucci-n. (Lexo këtu) Menjëherë pas ndeshjes Armand Duka u ul në tavolinë me Edy Reja-n, ish-trajnerin e Napolit dhe Atalantës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristian panucci edy reja fshf shqiperia pa trajner cristian panucci edy reja fshf shqiperia pa trajner

Sondazh

Poll