Sport

Mbappe pranon ti bashkohet Zidane në Madrid, por vetëm me një kusht

24 Mars 2019, 16:17 Nga DOSJA
Mbappe pranon ti bashkohet Zidane në Madrid, por vetëm me një

E ardhmja e Kylian Mbappe lidhet gjithnjë e më shumë me Real Madridin, por gazeta franceze “L’Equipe” ka bërë me dije se sulmuesi do të largohet nga PSG vetëm nëse një klub jashtë France i ofron një pagë mbi 15 milionë euro në sezon.

Sipas medies franceze ky është kushti i vetëm e 20-vjeçarit, ndërsa PSG mbetet një tjetër pengesë që duhet kaluar për të marrë shërbimet e kampionit të botës.

Trajneri Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se francezi është i preferuari i tij, por me këtë pagë mund të ketë pak problem në lidhje me vijimin e operacionit.

Nëse do i jepej paga mbi 15 milionë euro, atëherë Mbappe do të ishte lojtari më i paguar i Real Madrid. Teksa për momentin është Gareth Bale me 14 milionë euro në sezon.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kylian mbappe la liga psg real madrid kylian mbappe la liga psg real madrid

Sondazh

Poll