Sport

Shkarkimi i Panuccit, Hysaj: Të mos mendojmë për trajnerin. Duhet të fitojmë ndaj Andora-s

24 Mars 2019, 19:52 Nga DOSJA
Shkarkimi i Panuccit, Hysaj: Të mos mendojmë për trajnerin. Duhet

Tiranë- Shiriti i kapitenit të kombëtares sonë të futbollit, mbahet nga mbrojtësi i krahut të djathtë i kuqezinjve, Elseid Hysaj. Ndërsa mban peshën e skuadrës mbi super si kapiten, Hysaj ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për sfidën e nesërme me Andora-n.

Ai është shprehur se nuk duhet të mendojnë për trajnerin, por të fitojnë këtë ndeshje, pasi 3 pikët i duhen skuadrës jo vetëm për Evropianin por edhe për moralin.

Hysaj tha: “Besoj që nuk duhet ta mendojmë punën e trajnerit. Kemi një ndeshje të rëndësishme që duhet ta fitojmë, na duhen tre pikë jo vetëm për Europianin, por edhe për moralin tonë dhe gjithë shqiptarët. Duhet të fitojmë dhe mos të mendojmë shumë për trajnerin.

Jemi të gjithë me mendjen që duhet të fitojmë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe do ta kemi të vështirë të shënojmë ashtu siç e pati dhe Islanda. Nuk duhet të mendojmë për asgjë që ka ndodhur, duhet të vazhdojmë rrugën tonë”.

Pas shkarkimit të Christian Panuccit, kuqezinjtë do të drejtohen nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristian panucci elseid hysja europiani 2020 hysaj shqipëri andora cristian panucci elseid hysja europiani 2020 hysaj shqipëri andora

Sondazh

Poll