Sport

Panucci ‘harron’ Shqipërinë, nisin ‘flirtet’ me disa klube në Itali

25 Mars 2019, 11:31 Nga DOSJA
Panucci ‘harron’ Shqipërinë, nisin ‘flirtet’

TIRANË- Ish-trajneri i Shqipërisë Christian Panucci, pas shkarkimit nga Armando Duka, duket se do të gjejë “një dashuri” të re.

Panucci së shpejti pritet që të nisë një aventurë të re në Itali, aty ku ai është aktivizuar si lojtar. Strategu italian pas provës në dretjimin e Shqipërisë, do të drejtojë një klub dhe mendohet se jetë pjesë e Serisë B.

Sipas mediave italiane, Panucci po shikon mundësinë e drejtimit të Salernitana-s, por nuk përjashtohet as Perugia, ku në fund të sezonit mund të zërë vendin e Nestas. Deri tani mësohet se në listën e Panuccit janë edhe dy skuadra nga Serie A, të cilat parashikohen se në sezonin e ardhshëm do luajnë në B. Bëhet fjalë për Chievon dhe Frosinonen, të cilat mbajnë vendin e fundit dhe të parafundit në renditje, që me të gjitha shanset do bien nga kategoria në fund të këtij sezoni.

Pas humbjes së Kombëtares me Turqinë, FSHF-ja ka shkarkuar nga detyra trajnerin e kombëtares Christian Panucci.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport aventura e re e christian christian panucci panucci frosinone panuci perugia aventura e re e christian christian panucci panucci frosinone panuci perugia

Sondazh

Poll