Politike

Operohet Hashim Thaçi, presidenti Meta i uron shërim të shpejtë: I shpreh familjes gjithë mbështetjen time

23 Prill 2020, 17:20 Nga DOSJA
Operohet Hashim Thaçi, presidenti Meta i uron shërim të

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta i ka uruar homologut Hashim Thaçi shërim të shpejtë, pasi ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në veshka. Në urimin e tij, kreu i shtetit Meta ka falenderuar edhe personelin mjekësor për punën e bërë.

“I uroj përzemërsisht shërim të shpejtë e shëndet të plotë Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i shpreh familjes së Tij të dashur gjithë mbështetjen time. Urime personelit mjekësor të Klinikës së Urologjisë në Shërbimin Spitalor të Kosovës për profesionalizmin e dëshmuar”, shkruan Meta në reagimin e tij.

Tre ditë më parë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura në veshka, në orët e para të mëngjesit shkoi për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së. Pas disa ditësh ai u rikthyer për t’ju nënshtruar një operacioni.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hashim thaci ilir meta operohet hashim thaci hashim thaci ilir meta operohet hashim thaci

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2020, 13:07

VLORË– Një çift të të moshuarish kanë kërkuar ndihmën e Partisë Demokratike, për të denoncuar faktin që nuk marrin ndihmë mjekësore. Në një postim n...