Bota

Tensionet në Venezuelë, SHBA paralajmëron Rusinë: Hiq dorë nga sjelljet jokonstruktive

26 Mars 2019, 08:23 Nga DOSJA
Tensionet në Venezuelë, SHBA paralajmëron Rusinë: Hiq

SHBA- Sekretari amerikan i shtetit Michael Pompeo, i bëri thirrje Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov për situatën në Venezuelë.

Sekretari i tha Ministrit të Jashtëm rus Lavrov se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e rajonit nuk do të qëndrojnë në heshtje pasi Rusia përkeqëson tensionet në Venezuelë. SHBA i bën thirrje Rusisë që të heqë dorë nga mbrotjetja e Nicolas Maduros. 

Futja e vazhdueshme e personelit ushtarak rus për të mbështetur regjimin e paligjshëm të Nicolas Maduro në Venezuelë rrezikon zgjatjen e vuajtjeve të popullit venezuelian, të cilët mbështesin dërrmuese presidentin e përkohshëm Juan Guaido. Sekretari i bën thirrje Rusisë që të pushojë sjelljet e saj jokonstruktive dhe të bashkohet me vende të tjera, përfshirë shumicën dërrmuese të vendeve në hemisferën perëndimore, të cilët kërkojnë një të ardhme më të mirë për popullin venezuelian.

Burimi: Departamenti i shtetit amerikan

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota michael pompeo sergei lavrov tensionet venezuele michael pompeo sergei lavrov tensionet venezuele

Sondazh

Poll