Bota

Kryeministrja rumune njoftoi se do të vendosë ambasadën në Jerusalem

25 Mars 2019, 13:15 Nga DOSJA
Kryeministrja rumune njoftoi se do të vendosë ambasadën në

Njoftimi i kryeministres së Rumanisë, Viorica Dancila në Uashington gjatë konferencës vjetore të Komitetit Amerikano-izraelit për Çështje Publike.

“Unë, si kryeministre e Rumanisë, dhe qeveria që unë e udhëheq, do ta vendosim ambasadën tonë në Jerusalem, kryeqytetin e shtetit të Izraelit. Mund të ju premtoj: Rumania do të mbetet mike besnike dhe zëri më i fuqishëm evropian në mbështetje të popullit hebre dhe shtetit të Izraelit”,- u shpreh kryeministrja rumune.

Aeb Erekat, zyrtar i lartë i Organizatës Palestineze për Çlirim, e kritikoi shtetin rumun për këtë vendim, duke e quajtur atë shkelje të qartë të të drejtave të palestinezëve, ligjeve ndërkombëtare dhe rezolutave të Kombeve të Bashkuara.

Erekat u shpreh se këto vendime kontribuojnë në eliminimin e zgjidhjes mes dy shtete, e cila është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit në këtë rajon. Që mbështetet  në planin e Kombeve të Bashkuara të vitit 1974 për të zgjidhur konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës përmes krijimit të shtetit të pavarur palestinez, shkruan “Free Europe”.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ambasada rumune zhvendoset ambasada rumune ne jerusalem ambasada rumune zhvendoset ambasada rumune ne jerusalem

Sondazh

Poll